personal computer
['pë:sënël këm'pju:të:] kompjuter personal; kompjuter për përdorim personal ose individual; makinë llogaritëse; kompjuter (shkurtim PC, shumës PCs)
Kompjuteri është pajisje elektronike shumë e ndërlikuar që shërben për regjistrimin, transmetimin dhe përpunimin e informatave që mund të manifestohen si llogaritje, udhëheqje të proceseve, përpunim i tekstit, të dhënave të ndryshme si dhe për përdorime më të përgjithëshme. Kompjuteri, marrë në kuptimin e gjerë, përbëhet prej dy komponentëve të quajtura: harduer (hardware - pjesë fizike e tij) dhe softuer (software - programet dhe udhëzimet për punë). Me fjalë tjera, softueri është pjesa programore e hardueri pjesa mekanika e kompjuterit. • Hardueri përmban komponentet fizike të kompjuterit siç janë: tastiera (Keyboard), monitori, shtypësi (Printer), miu (Mouse), disku i ngurtë (Hard Disk), njësia e diskut, disketa (Floppy Disk), njësia e disketës, CD-ROM-i (CD ROM), njësia e CD-ROM-it, vizatuesi, modemi, lexuesi (Scanner), kamera digjitale etj. • Softueri përmbanë programet dhe të dhënat të cilat e udhëzojnë kompjuterin në punën e tij, literatura, dokumentacioni dhe udhëzimet në lidhje me kompjuterin. Hardueri mund të krahasohet me gramafonin e disqet, ndërsa softueri me muzikën e inçizuar në disqe.)