Kade
kade
شپش گوسفند
vat
[væt] n. vaskë, tinar, kade, tirë, gaviç.
(VASKË f. sh. 1. Enë e madhe dhe e hapur si govatë, prej porcelani a prej zinku, ku futen e lahen njerëzit. Vaska e banjës. Hyri në vaskë. 2. spec. Enë e madhe si lug, prej metali, prej çimentoje etj., ku mbahen lëngje të ndryshme për një kohë të caktuar. Vaskë uji. Vaskat e verës. Vaskat e naftës. Vaskat e kripores. Vaskë tharmëtimi.)
(TINAR m. sh. Voza e madhe druri, me fund të gjerë, që vjen duke u ngushtuar sipër dhe që shërben për të mbajtur djathë, gjizë, gjalpë etj.,talër; kade. Tinari i djathit (i gjizës, i turshisë). Vë (shtie) në tinar.)
(KADE f. sh. 1. Vozë e vogël druri, zakonisht me grykë të hapur e me kapak, që shërben për të mbajtur bulmet, drithë etj.; talër i madh, tinar. Kade djathi (gjalpi). Kade me rrush. Kade për turshi. Mbush kaden. Hedh në kade. 2. Lug mulliri në trajtë të konit. * I ushtojnë kadet (sheket, hambarët) shih tek USHTOJ.)
(TIRË f. sh. Kade e madhe druri, që shërben për të mbajtur verë; tinar. Mbushi dy tira.)
(GAVIÇ m. sh. 1. Enë e madhe prej druri ku hidhen kokrrat e rrushit, të kumbullës etj. për t'i shtypur për verë a raki, koritë rrushi;. Kade bulmeti. Gaviçi i rrushit. Gaviçi i djathit. 2. krahin. Hambar drithi. 3. krahin. Tymtari i oxhakut. * Është (mbeti) si daci në gaviç.)
kade
quay