Internet

Get Babylon's Translation Software! Free Download Now!
Babylon 8 - Your all-in-one solution
Award winning translation software trusted by millions. Translate from any language to any language.
View Demo


English - AlbanianDownload this dictionary
internet
internet


English - Albanian Bujar.SDownload this dictionary
Internet
[in·ter·net || 'intënet] internet (Emri Internet rrjedh nga shkurtesa e fjalëve angleze (International Network-Internet).

Interneti paraqet rrjet global kompjuterik që bashkon (lidh) rrjete më të vogla kompjuterike, të cilat me ndihmë të protokolit komunikues TCP/IP shkëmbejnë të dhëna dhe informata. Numri i rrjetave të këtilla rritet nga dita në ditë; ato lidhen përmes internetit, më së shpeshti me lidhje kablovike ose satelitore. Interneti mund të përshkruhet si një oktapod me miliona krahë, ku secili krah ka grabitur nga një oktapod më të vogël, që i simbolizon rrjetet e lidhura me internet. Numri më i madh i këtyre oktapodëve të vegjël, mbajnë oktapodë edhe më të vegjël, që simbolizon nivelet e ndryshme të lidhjeve brenda rrjeteve. Interneti mund të definohet edhe si tërësi e kompjuterëve nga e gjithë bota, që dërgojnë, pranojnë dhe regjistrojnë informata, ose thënë shkurtimisht, komunikojnë mes vete. Qasjen në internet anembanë botës e mundësojnë burime të ndryshme: univerzitete, organizata qeveritare, institucione ushtarake, kompani të mëdha dhe firma tjera, që në esencë mundësojnë shfrytëzim të shërbimeve në internet.
Interneti paraqet thesar të vërtetë të informatave nga fusha të ndryshme (biznes, politikë, shkencë, art, sport, etj.), sasia e të cilit zmadhohet dita-ditës. Interneti vizitohet shpesh, ku shfrytëzuesit gjejnë informatat e nevojshme, edukohen, bisedojnë, diskutojnë, lexojnë botime elektronike të revistave dhe librave, blejnë, e kështu me radhë.
Interneti mundëson shërbime të ndryshme, mes të cilave më të njohura janë: veb (shkurtesë për World Wide Web, WWW), posta elektronike (anglisht, e-mail), IRC (Internet Relay Chat), e të tjera.
Rrjetet kompjuterike janë rrjete të kompjuterëve të lidhur mes vete. Ekzistojnë më shumë lloje rrjetesh. Rrjetet lokale LAN (Local Area Network) janë rrjete kablovike kompjuterësh, që gjenden në një laboratori (klasë) ose në laboratori të afërta. Për dallim nga këto, rrjetet WAN (Wide Area Network) janë rrjete që ndërlidhin kompjuterë, pa marrë parasysh distancën gjeografike mes tyre. Rrjetet kompjuterike shfrytëzojnë metoda të shumta për ndërlidhje, nga rrjeti standard telefonik, e deri te lidhjet e shpejta e të sofistikuara optike.




@ English - AlbanianDownload this dictionary
internet
internet

Swedish - AlbanianDownload this dictionary
internet
internet

Define Internet

Translate Internet





Internet in Chinese | | Internet in English | Internet in French | Internet in Italian | Internet in Spanish | Internet in Dutch | Internet in Portuguese | Internet in German | Internet in Russian | Internet in Japanese | Internet in Greek | Internet in Korean | Internet in Turkish | Internet in Hebrew | Internet in Arabic | Internet in Thai | Internet in Other Western-European languages | Internet in Other Russian languages | Internet in Polish | Internet in Hungarian | Internet in Czech | Internet in Lithuanian | Internet in Catalan | Internet in Croatian | Internet in Serbian | Internet in Bulgarian | Internet in Danish | Internet in Finnish | Internet in Norwegian | Internet in Romanian | Internet in Swedish | Internet in Farsi | Internet in Basque | Internet in Macedonian | Internet in Latin | Internet in Esperanto