Babylon 10
The world's best online dictionary

Download it's free

ALFABETI I GJUHËS SHQIPE

English - Albanian Bujar.S

Download this dictionary
ALFABETI I GJUHËS SHQIPE

Nëse dëshironi të mësoni gjuhën shqipe, mësimi i saj fillon pikërisht tek alfabeti. Dhe kjo për faktin se gjuha shqipe është një gjuhë fonetike që do të thotë që fjalët e gjuhës shqipe lexohen dhe shqiptohen ashtu siç shkruhen dhe e kundërta. Alfabeti i gjuhës shqipe ka tridhjetë e gjashtë shkronja që i përgjigjen tridhjetë e gjashtë tingujve. Nga këto njëzetë e nëntë shkronja janë bashkëtingëllore dhe shtatë shkronja janë zanore.

Më poshtë paraqitet alfabeti i gjuhës shqipe me shkronjat e mëdha dhe ato të vogla :

A , a / B , b / C , c / Ç , Ç / D , d / Dh , dh / E , e / Ë , ë / F ,f / G , g / Gj , gj / H , h / I , i / J , j / K , k / L , l / Ll , ll / M , m / N , n / Nj , nj / O , o / P , p / Q , q / R , r / Rr , rr / S , s / SH , sh / T , t / Th , th / U , u / V , v / X , x / Xh , xh / Y ,y / Z , z / Zh , zh

Më poshtë paraqitet alfabeti i gjuhës shqipe me shkronja dore :

A , a / B , b / C , c / Ç , ç / D , d / Dh , dh / E , e / Ë , ë / F ,f / G , g / Gj , gj / H , h / I , i / J , j / K , k / L , l / Ll , ll / M , m / N , n / Nj , nj / O , o / P , p / Q , q / R , r / Rr , rr / S , s / Sh , sh / T , t / Th , th / U , u / V , v / X , x / Xh , xh / Y ,y / Z , z / Zh , zh;

Praktikë: Për një njeri që nuk flet gjuhën shqipe ja disa nga “sekretet” për të mundur të shqiptoni të gjithë tingujt e gjuhës shqipe:

Mësojini shkronjat e alfabetit duke i shqiptuar ato në fjalë të ndryshme të gjuhës shqipe.
Bëni kujdes sidomos në shkronjat që nuk janë në alfabetin e gjuhës suaj psh në anglisht. Kështu bëni kujdes në shkronjat <c> [ts], si në fjalët cjap, copë, car ; <ç>[ts] si në fjalët çmim, çimento, çdo, çelik; <dh>[d] si në fjalët dhia, dhjetë, dhëmb; <ë>[?] si në fjalët ëndërr, është, ëmbël; <gj>[?] si në fjalët gjëagjëzë, gjithë, gjë;<j>[j] si në fjalët jam, jo, jetë <ll>[l] si në fjalët llullë, llaf, llapë; <nj>[i?]si në fjalët njeri, një, njoh; <q>[c]si në fjalët qëllim, qep, qepë; <rr>[R]si në fjalët rri, rrotë, rreth; <sh>[?] si në fjalët shoh, shkëlqim, shtrenjtë; <th>[q] si në fjalët thikë, thyej, thatë; <x>[dz] si në fjalët xixë, xebë, xixëllonjë; <xh>[d?]si në fjalët xhaxha, xhiro, xhep; <zh>[?]si në fjalët zhavor, zhapik, zhurmë

<a>alfabet, arrë, arë; <b>burrë, burim, bar <c>copë, cjap, cep; <ç> çaj, çmim, çoj <d>djath, djalë, darkë; <dh> dhe, dhé, dhomë; ; <e>erë, emblemë, emër <ë>është, ëndërr, ëmbël <f>flamur, festë, fitore; <g>gaz, gazetë, gëzim <gj>gjëagjëzë, gjumë, gjithëmonë; <h>, hap, hedh, hënë <i>iriq, inat, ilaç; <j>jetë, jam, juaj <k>kap, kokë, kilogram; <l>laj, letër, liri <ll>llampë, llullë, lloje; <m>mal, majtas, makinë <n>natë,nesër, nismë <nj>njeri, njësi, njoftim <o>oborr, orë, odë; <p>prind, paré , përpara; <q>qafë, qëllim, quaj ,; <r>rini, realitet, ruaj <rr>rrotë, rrogë,; rrugë, <s> sa, stadium, spatë <sh>shtat, shtëpi,shpatë <t> tavan, tetë, top <th>thikë, thënie, themel; <u>urë, uturimë, ultë <v>valixhe, varkë, vit; <x>xixa, xixëllonjë, xurxull; <xh>xhaketë, xhaxha, xhep; <y>yll, ylber, yndyrë <z>zanë, zambak, zebër <zh>zhavor, zhvesh, zhvendos.



| ALFABETI I GJUHËS SHQIPE in Albanian